Portali i Shkollës Profesionale "Kolin Gjoka"
 

Në shkollën tonë përgatiten nxënës sipas Drejtimeve:


Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

Në përfundim të kualifikimit në Drejtimin “Teknologji informimi dhe komunikimi - TIK”, Niveli I, nxënësi formohet me:

 

Kompetencat e përgjithshme

 

  • Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
  • Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
  • Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efecientë.
  • Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
  • Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale.
  • Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
  • Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
  • Të organizojë drejt, procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gatishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
  • Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
  • Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.

 

 

Kompetencat profesionale

 

  • Të organizojë vendin e punës.
  • Të bëjë përzgjedhjen e materialeve, veglave dhe pajisjeve të punës.
  • Të përdorë dhe mirëmbajë mjetet dhe materialet e punës.
  • Të zbatojë standardet e profesionit.
  • Të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
  • Të interpretojë skemat e thjeshta elektrike dhe elektronike, si dhe bllok-skemat.
  • Të vizatojë skemat instalimi të rrjeteve kompjuterike.
  • Të interpretojë dokumentacionin teknik të profesionit.
  • Të kryejë matje dhe kontrolle në qarqet e kompjuterëve dhe rrjeteve kompjuterike.
  • Të realizojë skema të thjeshta me elemente elektrike dhe elektronike.
  • Të kryejë matje dhe kontrolle në qarqet elektrike dhe elektronike
  • Të kryejë instalimin fizik të kompjuterit.
  • Të instalojë pajisjet periferike të kompjuterit.
  • Të instalojë sistemet e shfrytëzimit dhe programet aplikative të kompjuterit
  • Të zëvendësojë pjesë të dëmtuara të kompjuterit
  • Të kryejë veprime të mirëmbajtjes së software dhe hardware
  • Të kryejë instalimin fizik të rrjetit kompjuterik (LAN) me kubël
  • Të kryejë konfigurime të thjeshta të rrjeteve me kubël

 

 

Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm

Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional TIK, niveli I, e pajis nxënësin me Certifikatën e punonjësit gjysmë të kualifikuar (ndihmës) në këtë drejtim.

Ky kualifikim i jep nxënësit mundësinë për punësim në ndërmarrje ose firma që realizojnë riparimin dhe mirëmbajtjen e kompjuterëve, instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e programeve kompjuterike dhe të rrjeteve kompjuterike, si dhe veprimtari të tjera që lidhen me to.

Me përfundimin e arsimimit për TIK, niveli I, nxënësi ka të drejtë të vazhdojë arsimimin në Nivelin III të kualifikimit profesional (dyvjeçar), në një nga Profilet mësimorë të këtij drejtimi.

Në përfundim të këtij niveli dhe duke fituar edhe Maturën shtetërore, me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare.

 

 


Ekonomi - Biznes


Ekonomi biznes / Administrim zyre (Pilot)


Anglisht - Frëngjisht

2012 © MASH Sektori i Zhvillimit të Arsimit Profesional
Kreu | Kontakt | SMI AP
Zhvilluar nga IDRA DiGIS