Shkolla e Mesme Profesionale KOLIN GJOKA

SHKOLLA E MESME PROFESIONALE "Kolin Gjoka", Lezhë e hapur për here të parë në shtator ‘2003, riktheu traditën e vlerësuar të Arsimit Profesional në këtë qytet, duke u bërë promotor i rëndësishëm në përgatitjen profesionale dhe edukimin qytetar të të rinjve. 

VIZIONI

Krijimin e mundësive për kualifikim sipas kërkesave dhe nevojave të tregut rajonal të punës për profesione, duke bashkëpunuar me bizneset dhe faktorët që ndihmojnë në analizën e tregut dhe përmirësimin e cilësisë në shkollë.

Ne mundësojmë:

  • Kualifikim cilësor sipas Drejtimeve të shkollës;
  • Nivel të lartë arsimor për profesionin dhe studimet e larta;
  • Kompetenca të përgjithshme sociale;
  • Nxitjen e bashkëpunimit dhe individualitetit të nxënësve;
  • Mësim të orientuar nga praktika;
  • Mjedis motivues mësimi dhe pune;
  • Përdorimin e teknologjive të reja të informacionit në fusha të ndryshme profesionale.

Galeria Fotografike